Sunday, July 10, 2011

Si të kontrolloni kompjuterin tuaj me zë!!!


Përdorimi i letrës dhe stilolapsit i takon së kaluarës. E njëjta vlen edhe për përdorimin e tastierës. A jeni të pajtimit edhe ju që e kemi kërkuar për më shumë se 100 vite një përparim në sistemin e të dhënave hyrëse? Nëse po atëherë ju padyshim që jeni duke menduar në këto qasje për sistemin e ekraneve të ndjeshme në prekje apo për diçka të ngjashme të kontrollimit të kompjuterit si në filmin “Minority-Report”, por ajo se çfarë do t’ju tregojmë në vazhdim ka të bëjë me një metodë edhe më interesante për komandimin e kompjuterit. Komandimi me zë në Windows 7.


1. Merrni përsipër komandimin
Për të filluar me njohjen e zërit në Windows 7, klikoni mbi menynë Start dhe klikoni tek butoni iControl Panel (panelit kontrollues). Tani, zgjidhni grupin Ease of Access (qasje e lehtë) dhe hapniSpeech Recognition (njohje e zërit).


2. Rregulloni mikrofonin
Gjersa është e mundur që të fillohet me sistemin e kontrollimit me zë të Windows 7 pa bërë ndonjë përgatitje paraprake, ne ju këshillojmë të mos e bëni këtë. Nëse keni punuar më parë me komandat me zë, ju e dini se gjersa teknologjia ka pësuar ndryshime pozitive, ende është larg të qenit e përkryer. Në mënyrë që të kurseni vetën nga ndonjë nervozë potenciale dhe të shijoni përvojën më të mirë të mundshme, është esecnaile që të rregulloni si duhet mikrofonin. Nga dritarja e Configure Your Speech Recognition (konfiguroni njohjen tuaj të zërit),zgjidhni Set up Microphone (Rregulloni Mikrofonin).

Juve do t’ju shtrohet pyetja për të zgjedhur se çfarë mikrofoni përdorni. Në varësi të tipit që zgjidhni, Microphone Setup Wizard do të sugjerojë distancën optimale dhe konfigurimin që duhet të përdorni. Ju më pas do të keni mundësi edhe për të vendosur nivelin e audios.

3. Mësoni kompjuterin t’ju kuptojë
Tani që keni shpenzuar kohë për të rregulluar mikrofoni, është e udhës që të siguroheni se kompjuteri juaj po kupton çfarë po thoni. Shikoni sërish tek dritarja Configure Your Speech Recognition(konfiguroni njohjen tuaj të zërit) dhe zgjidhni Train Your Computer to Understand You (Mësoni kompjuterin që ai t’ju kuptojë). Pasi ta keni bërë këtë para jush do të paraqitet një tutorial me disa fjali që duhet t’i lexoni. Duke thënë me zë në mikrofon secilën prej tyre, Windows 7 do të përfitojë informatat që i duhen për të kuptuar komandat që ju do t’i shfrytëzoni shpesh.

Ndiqni me kujdes tutorialin dhe përshtatni sipas nevojës zërin dhe diktimin tuaj. Do të ishte gjë e vështirë që të ndryshoni mënyrën tuaj sesi flisni për t’iu përshtatur nevojave të Windows, por e njëjta gjë nuk është e vështirë në rastin kur ia ndryshoni mënyrën e të kuptuarit sistemit tuaj operativ, pra që ai të kuptojë në çfarë forme ju po thoni një komandë. 


4. Krijoni një tablelë “të mençur”
Kompjuteri mund të mos ju kuptojë, por ju e njihni gjuhën e tij (anglishten)? Në rastet kur përdoren veçoritë e njohjes së zërit në Windows 7 gjërat ecin për mrekulli, natyrisht nëse dini sesi të komandoni me aplikacionin. Për fat, Microsoft ka për ju një zgjidhje të mirë që do t’ju hyjë në punë qysh në fillim. Në listën përkatëse përfshihen informata në një numër të temave të ndryshme, përfshirë komandat për njohje të zërit, diktimi, komandat e tastierës dhe si të fusni karaktere speciale apo shenja të pikësimit.

Për tu qasur në këtë tabletë të “mençur”, shkoni tek Control Panel – Speech Recognition dhe KlikoniOpen the Speech Reference Card. Ajo mund të printohet dhe ju rekomandojmë ta bëni këtë. Në fund të fundit nuk është turp nëse përdorni rrota ndihmëse gjersa të mësoheni të drejtoni biçikletën në vete apo jo? E njëjta vlen edhe për materialin referues për kompjuter. 

5. Filloni komandimin


Tani që keni bërë të gjithë hapat që ju rekomanduam, është koha që të merrni përsipër kontrollin e kompjuterit tuaj. Nga paneli i Speech Recognition, zgjidhni Start Speech Recognition. Ju sërish do të lëvizni përmes procesit të përzgjedhjes dhe rregullimit të mikrofonit tuaj. E më pas do t’ju shtrohet pyetja nëse dëshironi të përdorni apo mos përdorni manualin e Windows 7 për komandat e zërit apo moduset që aktivizohen me zë. Për një eksperiencë të plotë ne ju sugjerojmë ta provoni këtë gjë në kompjuterin tuaj, dhe në këtë formë të sprovoni vetën me një metodë të së ardhmes të kontrollimit të kompjuterit tuaj.

E ndërsa unë do të dëshiroja që një ditë vetëm t’i diktojë një artikull kompjuterit tim e jo ta shkruaj atë përmes tastierës. Gjë e bukur apo jo... 

Read more »

Hub-i  Eshte nje pajisje jo-inteligjente e rrjetit qe dergon sinjalin tek te gjitha stacionet qe jane te konetktuara ne te.
Ne menyre tradicionale, Hub-i perdoret tek topologjia “ylli” e  rrjetit, por gjithashtu mund te perdoret edhe me konfigurime tjera. Gjendet ne shtresen1 te modelit OSI. 

Hub-i bënë transmetimin e sinjaleve elektrike prej një pike në një pike tjetër. Detyra e hub-it është të degëzojë burimin e rrymës elektronike. Nëse kemi një hub me katër porta, i njëjti sinjal degëzohet në katër degë. Gjithashtu, sinjali i një porte shpërndahet në të gjitha portat e tjera të hub-it.

E keqja e hub-eve është se nuk lejojnë portat të komunikojnë në të njëjtën kohë. Vetëm një portë shkëmben informacion ndërsa portat e tjera presin. Në një rrjet me pak porta ose me pak trafik koha e pritjes është shumë e shkurtër dhe nuk viret re fare; duket sikur të gjithë kompjuterat komunikojnë përnjëherësh. Por, nëse hub-i ka shumë porta, dhe të gjitha janë duke shkëmbyer informacion në të njëjtën kohë, shpejtësia e rrjetit-it bie ndjeshëm dhe është e dukshme.

Një tjetër kufizim i hub-eve është se të gjitha portat duhet të komunikojnë me të njëjtën shpejtësi.

Një tjetër e keqe e hub-eve është se meqenëse informacioni i çdo porte shpërndahet në të gjitha portat e tjera, atëherë çdo kompjuter i lidhur në hub mund të përgjojë informacionin e të gjithë kompjuterave të tjerë.

Duke pasur parasysh problemet më lart, hub-et janë të papërshtatshëm për rrjete ku shkëmbehet shumë informacion ose kërkohet komunikim në fshehtësi.
Megjithatë hub-et përdoren shpesh sepse nuk kushtojnë shumë dhe janë të lehtë për të instaluar.

Shenim: Disa matriale janë të huazuar nga interneti


Read more »

Shikoni në YouTube vetëm duke mbajtur miun sipër

Nëse jeni një shikues i videove të shumta në YouTube, atëherë Mouse Over YouTubeështë një shtesë e veçantë për shfletuesin Chrome për të shikuar ndonjë video, kur miu juaj është mbi ndonjë video.

Ndoshta kërkoni shumë gjëra në YouTube dhe pak video ju kënaqin me përmbajtjen që ju përshtatetl. Kaloni shumë kohë duke u munduar që të shikoni video të ndryshme dhe riktheheni të pakënaqur në faqen e kërkimeve, ose shikoni në pjesën e videove të ngjashme. Kjo me siguri që ju merr mjaft kohë. Por kjo shtesë do të mund të ju ndihmonte rreth këtyre çështjeve. Të paktën, ju do të kurseni kohën tuaj të vlefshme.


Instaloni shtesën, vendosni miun mbi ndonjë thumbnail të ndonjë videoje të ngarkuar në YouTube dhe pamje paraqitet në këndin e djathtë të sipërm në dritaren drejtkëndëshe të shfletuesit Chrome. 

Shkarkojeni këtë shtesë për Google Chrome
https://chrome.google.com/extensions/detail/bffjalbfopbphbopkfiamhppmpgcokab?hl=en


Read more »

Vegël e thjeshtë për konvertim të gjatësisë, temperaturës dhe peshës

Sigurisht, ju gjithmonë mund të shkoni tek Google dhe të kërkoni mënyrë konvertimi të thjeshtë të “15 inçave në centimetër”, por në fakt a ka finesë këtu?

Ku mbetet efekti i ndjenjës së kthimit të një butoni, apo rrotullimit të një makine dhe arritjes së një rezultati që diçka po prodhohet? 

Me fjalë të tjera, nëse seriozisht jeni të mërzitur dhe ndiheni se përdorimi i një vegle më atraktive për konvertim ju duhet në listën tuaj, atëherë kjo vegël e quajtur “Conversion Tool” është diçka që ia vlen të provohet. E vetmja gjë e çuditshme këtu është se kjo vegël është e vendosur në një ueb faqe marketingu për pronë të patundshme. Nga ajo që thuhet rëndësia e kësaj vegle është për njerëz që për shembull jetojnë në Amerikë dhe dëshirojnë të blejnë tokë në Francë.

Vet vegla është shumë e mprehtë dhe në bazë të hulumtimeve në kodin e saj burimor nuk është gjetur askund Flash. Ajo ofron një bashkësi të kufizuar të njësive matësve – vetëm gjashtë njësi për matje të peshës, dy njësi për matje të temperaturës, dhe gjashtë njësi për matje të gjatësisë/distancës. Është gjë bazë, por është një vegël me dizajn interesant apo jo.

Read more »

Saturday, July 9, 2011

Procedura e instalimit të Windows 7

Read more »

Teknologjitë pa tela (Wireless)

Shumë teknologji wireless janë zhvilluar deri më tani, ku secila është dizajnuar për të përkrahur kërkesa të veqanta.
Karakteristika kryesore të Wireless-it janë:
  • Mbulueshmëria
  • Lëvizshmëria
  • Shpejtësia

Teknologji të wireless janë: Wi‐Fi, Bluetooth, 2G, 3G, Rjetet Satelitore, WiMAX.


Wi‐Fi (Wireless Fidelity) përdoret për t’iu referuar standardeve 802.11b, 802.11a dhe 802.11g



Karakteristikat kryesore të bluetoothit janë:
Operon në brezin frekuencor të palicensuar ISM (2.402 GHz –2.480 GHz)
Mbështet transferimin e të dhënave në një distancë 10 –100 m

  • Klasa e parë: 100 mw –100m
  • Klasa e dytë2.5 mw –20m
  • Klasa e tretë1 mw –10 m


WiMAX

WiMAX (Worldwide Interoperability for Microwave Access) është
definuar nga Forumi WiMAX.
  • WiMAX mundëson transmetimin pa tela tëzërit, videos dhe internetit,
  • Përkrah shpejtësin deri 75 Mbps,
  • Mundëson LOS (Line of Sight) dhe NLOS (Non Line of Sight),
  • PTP (Point to Point) dhe PMP (Point to Multipoint)

WiMAX përfshinë standardet:

  • 802.16‐2004 dhe 802.16e,
  • 802.16 ka filluar të përdoret nëfund të viteve 90‐ve nëbrezet (10‐66 GHz) dhe më vonë standardin 802.16a (2‐11 GHz),
  • Specifikacioni është certifikuar në tetor të vitit 2004


Read more »

File qe nuk fshihen

Shpesh na ndodh qe kur deshirojmë te fshijmë ndonje file apo folder te na shfaqet errori si me poshte.


Nese prap ju ndodh te hasni ne errorin e njejtë atehere ndiqni udhëzimet e meposhtme per te zgjidhur nje çështje të tillë.

Zgjidhja:
Unlocker është nje vegel i cili ju nevoitet per fshirjen bartjen, rimertimin e dosjeve,skedarve ( file, folder ) te cilat nuk lejojn te fshihen apo te barten pa e ristartuar sistemin tënd.
Unlocker është plotësisht i lirë dhe gjithmonë do të mbetet i lirë, gjë që do të thotë mund ta përdorni falas për çdo qëllim.

Rekomandohet qe çdo kompjuter personal ta kete te instaluar...        
http://www.filehippo.com/download_unlocker/

Read more »

Friday, July 8, 2011

Si ti gjejmë/instalojmë driverat e kompjuterit?

Read more »

Si të krijojmë një lidhje rrjeti PPPoE

Çfarë është PPPoE?
Point To Point Protocol over Ethernet është një propozim duke saktësuar si një kompjuter host personal (PC) bashkëvepron me një modem kabllor (xDSL p.sh., kabllor, tel, etj), për të arritur qasje në numrin në rritje të të dhënave rrjeteve me shpejtësi të lartë. Duke u bazuar në dy standardet e pranuara gjerësisht, Ethernet dhe pikë-për-pikë protokoll (PPP), kërkon zbatimin PPPoE praktikisht nuk ka shumë njohuri në pjesën e përdoruesit fund të tjera se sa që kërkohen për standarde Dial up qasje në Internet. Përveç kësaj, PPPoE nuk kërkon ndryshime të mëdha në modelin operative për Internet Service Providers (ISP) dhe transportuesit.

Si të krijojmë një lidhje rrjeti PPPoE:
  • Fillimisht kliko Start >> Control Panel >> Network Connections
  • Në dritaren e re të paraqitur kliko Create a New Connection

  • Pastaj klikoni Next

  • Tek dritarja Network ConnectionType përzgjidh Connect to the Internet dhe klikoni Next

  • Në dritaren e ardhshme “Getting ready” selekto Set up Connection Manually dhe klikoni Next

  • Tek hapi i radhës , gjegjësisht tek dritarja “Internet Connection” selektoni Connect using a Broadband... dhe klikoni Next

  • Tani shkruajeni emrin qe deshironi ta ketë kjo lidhje dhe klikoni Next

  • Hapi i radhës na kërkon të përzgjedhim se kush do të mund ta perdorë këtë lidhje. Selektoni Anyone's Use ( per te gjithë perdoruesit e kompjuterit ) dhe kliko Next

  • Tani shkruani të dhënat e marrura nga ISP i juaj për tu kyqur në internet. Gjithashtu selektoni të 3 opsionet si në foton më poshtë për të u kyqur automatikisht në internet perderisa ndizni kompjuterin dhe në fund shtypni Next për të vazhduar tutje

  • Dhe krejt në fund selektoni “Add a shortcut to this connection to my desktop” dhe klikoni Finish.

  • Dritarja e ISP PPPoE do ju shfaqet tani, provoni te lidheni duke klikuar butonin Connect

  • Shikoni edhe tek Network Connections ikonen e re te kësaj lidhje të krijuar. Parametrat e saj mund të i ndryshoni duke klikuar me tastin e djathtë mbi ikonen e re te shfaqur atje.
Read more »

Fshirja manuale e Google Chrome


Shpesh na duhet ta reinstalojme Google Chrome, sidomos koheve te fundit qe po na ben problem. Mirepo edhe pas reinstalimit nuk po na zgjidhen problemet per shkak se ai nuk po mund te fshihet komplet nga Paneli i Kontrollimit.
Nese keni problem me fshirjen totale te Google Chrome nepermjet Panelit te Kontrollimit, ketu keni nje mesim tjeter per fshirjen manuale te Google Chrome, i cili nuk le asnje mbetje te saj ne kompjuter. Fillimisht mbylleni Google Chrome dhe ndiqni te gjitha udhëzimet e dhena poshte.

  1. Sigurohu qe fajllët hidden te paraqiten:
  • Kliko Tools >> Folder Options
  • Pastaj kliko tek faqja View
  • Selekto Show hidden files and folders
  • Kliko Apply >> OK

2.  Ruaje nje kopje Backup të regjistrit te kompjuterit tend
  • Kliko Start > > Run > > Regedit
  • Kliko File >> Export...
  • Filename: apo Emri: Kopja >> Save

3. Fshirja nga Paneli i Kontrollimit
  • Kliko Start >> Control Panel
  • Ne dritaren e hapur, kliko Add and Remove Programs
  • Ne listen e programeve te paraqitura, selekto Google Chrome dhe shtyp anash Remove apo Uninstall
  • Ndiq udhezimet e fshirjes deri ne fund si te kerkohet

4.  Fshirja nga Registry
  • Kliko në Start >> Run
  • Shëno : Notepad
  • Pasi të Hapet Notepad
  • Merr Gjithë kopje kodet e më poshtme dhe fut në Notepad
Windows Registry Editor Version 5.00
; WARNING, this file will remove Google Chrome registry entries  
; from your Windows Registry. Consider backing up your registry before
; using this file: http://support.microsoft.com/kb/322756
; To run this file, save it as 'remove.reg' on your desktop and double-click it.
[-HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Classes\ChromeHTML] [-
HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Clients\StartMenuInternet\chrome.exe]
[HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\RegisteredApplications] "Chrome"=-
[-HKEY_CURRENT_USER\SOFTWARE\Classes\ChromeHTML] [-
HKEY_CURRENT_USER\SOFTWARE\Clients\StartMenuInternet\chrome.exe]
[HKEY_CURRENT_USER\SOFTWARE\RegisteredApplications] "Chrome"=- [-
HKEY_CURRENT_USER\Software\Microsoft\Windows\CurrentVersion\Uninstall\Chrome] [-
HKEY_CURRENT_USER\Software\Google\Update\Clients\{8A69D345-D564-463c-AFF1-A69D9E530F96}]
[-HKEY_CURRENT_USER\Software\Google\Update\ClientState\{8A69D345-D564-463c-AFF1-A69D9E530F96}]
[-HKEY_CURRENT_USER\Software\Google\Update\Clients\{00058422-BABE-4310-9B8B-B8DEB5D0B68A}]
[-HKEY_CURRENT_USER\Software\Google\Update\ClientState\{00058422-BABE-4310-9B8B-B8DEB5D0B68A}]
[-HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Google\Update\ClientStateMedium\{8A69D345-D564-463c-AFF1-A69D9E530F96}]
[-HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Google\Update\Clients\{8A69D345-D564-463c-AFF1-A69D9E530F96}]
[-HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Google\Update\ClientState\{8A69D345-D564-463c-AFF1-A69D9E530F96}]
[-HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Wow6432Node\Google\Update\Clients\{8A69D345-D564-463c-AFF1-A69D9E530F96}]
  • Kliko File >> Save As ..
  • Filename: RemoveChrome.reg kliko SAVE ruaje në desktop
  • Tani do ta shiheni nje ikon ne desktop  ,Hapeni atë
  • Atëhere do të ju pyes Jeni i sigurt që deshironi që ta shtoni këtë Informacion Shtyp: Yes(po)
  • Sigurohu që informacioni të jetë shtuar me Sukëses "Has been succesfully entered info the Registry"
  • Ristarto Kompjuterin

5.  Fshirja e mbetjeve nga direktoritë
  • Kliko Start >> Run
  • Në kutinë e hapur shkruaj komanden e meposhtme dhe shtyp Enter:
  • Nese perdor Windows XP shkruaj: %USERPROFILE%\Local Settings\Application Data\Google
  • Nese perdor Windows Vista shkruaj: %LOCALAPPDATA%\Google
  • Pas kesaj, do ju hapet nje dritare ku do shihni disa folderë, fshini të gjitha ato.

Pas kesaj nuk do keni me telashe, pasiqe fshirja eshte bere totalisht dhe ju mund ta instaloni ndonje version me te ri apo edhe ndonje te njejte mirepo me te kompletuar.
Read more »

 
Powered by Mësime Kompjuterike