Sunday, July 10, 2011

Hub-i  Eshte nje pajisje jo-inteligjente e rrjetit qe dergon sinjalin tek te gjitha stacionet qe jane te konetktuara ne te.
Ne menyre tradicionale, Hub-i perdoret tek topologjia “ylli” e  rrjetit, por gjithashtu mund te perdoret edhe me konfigurime tjera. Gjendet ne shtresen1 te modelit OSI. 

Hub-i bënë transmetimin e sinjaleve elektrike prej një pike në një pike tjetër. Detyra e hub-it është të degëzojë burimin e rrymës elektronike. Nëse kemi një hub me katër porta, i njëjti sinjal degëzohet në katër degë. Gjithashtu, sinjali i një porte shpërndahet në të gjitha portat e tjera të hub-it.

E keqja e hub-eve është se nuk lejojnë portat të komunikojnë në të njëjtën kohë. Vetëm një portë shkëmben informacion ndërsa portat e tjera presin. Në një rrjet me pak porta ose me pak trafik koha e pritjes është shumë e shkurtër dhe nuk viret re fare; duket sikur të gjithë kompjuterat komunikojnë përnjëherësh. Por, nëse hub-i ka shumë porta, dhe të gjitha janë duke shkëmbyer informacion në të njëjtën kohë, shpejtësia e rrjetit-it bie ndjeshëm dhe është e dukshme.

Një tjetër kufizim i hub-eve është se të gjitha portat duhet të komunikojnë me të njëjtën shpejtësi.

Një tjetër e keqe e hub-eve është se meqenëse informacioni i çdo porte shpërndahet në të gjitha portat e tjera, atëherë çdo kompjuter i lidhur në hub mund të përgjojë informacionin e të gjithë kompjuterave të tjerë.

Duke pasur parasysh problemet më lart, hub-et janë të papërshtatshëm për rrjete ku shkëmbehet shumë informacion ose kërkohet komunikim në fshehtësi.
Megjithatë hub-et përdoren shpesh sepse nuk kushtojnë shumë dhe janë të lehtë për të instaluar.

Shenim: Disa matriale janë të huazuar nga interneti


0 comments:

Post a Comment

 
Powered by Mësime Kompjuterike