Sunday, July 10, 2011

Vegël e thjeshtë për konvertim të gjatësisë, temperaturës dhe peshës

Sigurisht, ju gjithmonë mund të shkoni tek Google dhe të kërkoni mënyrë konvertimi të thjeshtë të “15 inçave në centimetër”, por në fakt a ka finesë këtu?

Ku mbetet efekti i ndjenjës së kthimit të një butoni, apo rrotullimit të një makine dhe arritjes së një rezultati që diçka po prodhohet? 

Me fjalë të tjera, nëse seriozisht jeni të mërzitur dhe ndiheni se përdorimi i një vegle më atraktive për konvertim ju duhet në listën tuaj, atëherë kjo vegël e quajtur “Conversion Tool” është diçka që ia vlen të provohet. E vetmja gjë e çuditshme këtu është se kjo vegël është e vendosur në një ueb faqe marketingu për pronë të patundshme. Nga ajo që thuhet rëndësia e kësaj vegle është për njerëz që për shembull jetojnë në Amerikë dhe dëshirojnë të blejnë tokë në Francë.

Vet vegla është shumë e mprehtë dhe në bazë të hulumtimeve në kodin e saj burimor nuk është gjetur askund Flash. Ajo ofron një bashkësi të kufizuar të njësive matësve – vetëm gjashtë njësi për matje të peshës, dy njësi për matje të temperaturës, dhe gjashtë njësi për matje të gjatësisë/distancës. Është gjë bazë, por është një vegël me dizajn interesant apo jo.

0 comments:

Post a Comment

 
Powered by Mësime Kompjuterike