Sunday, July 10, 2011

Shikoni në YouTube vetëm duke mbajtur miun sipër

Nëse jeni një shikues i videove të shumta në YouTube, atëherë Mouse Over YouTubeështë një shtesë e veçantë për shfletuesin Chrome për të shikuar ndonjë video, kur miu juaj është mbi ndonjë video.

Ndoshta kërkoni shumë gjëra në YouTube dhe pak video ju kënaqin me përmbajtjen që ju përshtatetl. Kaloni shumë kohë duke u munduar që të shikoni video të ndryshme dhe riktheheni të pakënaqur në faqen e kërkimeve, ose shikoni në pjesën e videove të ngjashme. Kjo me siguri që ju merr mjaft kohë. Por kjo shtesë do të mund të ju ndihmonte rreth këtyre çështjeve. Të paktën, ju do të kurseni kohën tuaj të vlefshme.


Instaloni shtesën, vendosni miun mbi ndonjë thumbnail të ndonjë videoje të ngarkuar në YouTube dhe pamje paraqitet në këndin e djathtë të sipërm në dritaren drejtkëndëshe të shfletuesit Chrome. 

Shkarkojeni këtë shtesë për Google Chrome
https://chrome.google.com/extensions/detail/bffjalbfopbphbopkfiamhppmpgcokab?hl=en


0 comments:

Post a Comment

 
Powered by Mësime Kompjuterike